Lakror tradicional me miell misri dhe hithra nga zonja Albana

4 Maj 2023, 11:17

Lakror me miell misri dhe hithra

Përbërësit:

  • 500 gr hithra
  • 1 tufë qepë e njomë
  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 3 gota miell miell misri
  • 400 ml ujë
  • 1 lç kripë
  • Gjalpë/ Vaj

Përgatitja:

Në një tas shtojmë miellin e misrit, kripën dhe ujin e vluar. E punojmë mirë brumin dhe e shtrojmë lugë lugë në një tepsi të lyer me gjalpë. E nivelojmë mirë sa të bëhet një shtresë e lëmuar.

Hithrat pasi i pastrojmë, i zhysim në ujë të nxehtë dhe më pas i presim. I bashkojmë hithrat me qepët e njoma të prera imët dhe hudhër të njomë sipas dëshirës. Tek jeshillëqet shtojmë vezët dhe djathin e bardhë, pasi i kemi trazuar mirë i vendosim në tavë mbi shtresën e miellit të misrit. Kosin e përziejmë me pak vaj ose gjalpë të tretur dhe e hedhim mbi mbushjen. Me një vezë bëjmë lyerjen e sipërfaqes së kosit me gjalpë dhe e vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 225 gradë Celsius për 40 minuta.