Adriatik Lapaj bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon Nisma Shqipëria Bëhet dhe sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Rama në Parlament. Lapaj tha se Shabani po bën këtë lojë politike me dajën e tij dhe përgjegjësia në fund nëse ai nuk pranon, do i mbetet kreut të Nismës Thurje.



















