Lazanja me spinaq dhe kërpudha nga zonja Albana

7 Korrik 2022, 12:39

Lazanja me spinaq dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 1 pako lazanja
  • 1 qepë
  • 400 gr kërpudha
  • 350 gr spinaq
  • 1 karrotë
  • 4-5 vezë
  • 400 gr kos
  • 200 ml qumësht
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Marrim qepën e kaurdisim, hedhim karrotat dhe kërpudhat dhe I kaurdisim sëbashku, më pas hedhim spinaqin dhe shtojmë dhe ujë që të ziejë. Një pjesë të salcës e shtrojmë në tavë. Më pas vendosim një shtresë lazanja, hedhim sipër një shtresë mbushjen e gatuar. Shtrojmë sërish një shtresë me lazanja. Sërish shtresën e mbushjes dhe djath kaçkavall. Sërish shtresën me lazanja dhe sipër kësaj shtrese shtojmë qumësht, vezë, kosin. E vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius për 1 orë e  gjysmë dhe më pas është gati për servirje.