Lazanjë me thjerrza dhe ragu nga zonja Vjollca

2 Dhjetor 2020, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 11:24:58

Lazanjë me thjerrza dhe ragu

Përbërësit:

1 pako lazanjë

1 filxhan çaji thjerrza jeshile

1 Qepë

2 thelpinj hudhër

1 filxhan kafe pure domate

Kripë dhe piper të zi

Dafinë

2 kuti ragu

Salca

2 vezë

1 lugë gjelle miell

2 gota kos

1 filxhan djath pice

2 lugë gjelle parmixhano

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrzat dhe I ziejmë ato në temperaturë mesatare për 20 minuta. Në një tigan kaurdisim qepën me pak vaj, hudhrat I kaurdisim sëbashku, purenë e domates, kripë, piper të zi, thjerrzat e kulluara, dafinë, 1 filxhan ujë I përzjemë dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Në fund shtojmë ragunë e përzeijmë. Në një tas rrahim vezët, pak kos, miellin I rrahim sëbashku, kosin e mbetur, kripë, piper, djathin e picës. Në një tepsi të lyer me pak vaj vendosim 2 lugë gjelle nga salca e përgatitur. Lagim petët e lazanjës, me ujë të ngrohtë dhe I vendosim në tepsi duke alternuar një rresht petë lazanjë 1 rresht thjerrza me ragu. Kështu vazhdojmë deri sat ë përfundojmë thjerrzat me ragunë ose sa shtresa të dëshironi ju. Në fund shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen salcën me kos vezë dhe djathin e nivelojmë, e spërkasim me pak parmixhano dhe vendosim lazanjën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Programe të tjera

Shiko të gjitha