Legalizimi i kanabisit mjekësor, Korreshi te ‘Ligjet’: Pse nuk merrni edhe çunat e Londrës, kanë eksperiencë! Ministrja: Mos konfuzo publikun, do kontrollohet nga shteti

12 Korrik 2023, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2023-07-12 17:12:42

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.