‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'

23 Mars 2023, 11:36

Pas një beteje për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, ‘Lëvizja Bashkë’ me drejtues Arlind Qorin do të jetë pjesë e garës për ‘Vendoret’. Komisioneri, Ilirjan Celibashi e ka bërë të ditur vendimin në mbledhjen e KQZ.