Leze Koçeku: 9 vite internim, e kam parë vdekjen çdo ditë

7 Shtator 2021, 07:19

Leze Ndreaj Koçeku është 75 vjeç, por në gjithë jetën e saj, janë 9 vite të fëmijërisë ato që ja kanë shenjuar jetën e do t'i linin plagë të pashlyeshme. Lezja ishte 2 vjeç kur e çuan në internim në Berat në vitin 1948 dhe ishte 11 vjeç kur e përfundoi rrugën e mundimshme kampeve të internimit, duke triumfuar mbi vdekjen që korri qindra e qindra jetë të moshatarëve të saj në ato vite. Lezja nuk mundi kurrë të shkollohej si duhet ama ka mësuar të shkruajë e të lexojë dhe vitet e fundit, në një fletore të madhe shënimesh ka hedhur pak nga pak kujtmet e saj, rreth atyre nëntë viteve ferr të fëmijërisë dhe na njohin me historinë të nënës së saj Prenës, babait të saj të arratisur Palit dhe një mori historish që lidhen me fatin e tyre..