Lezha bëhet gati për zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit

10 Maj 2025, 16:44 | Përditesimi: 10 Maj 2025, 16:44

Qarku i Lezhës është bërë gati për zgjedhjet e përgjithshme të së dieles të 11-majit. Sipas të dhënave zyrtare, janë thirrur për të ushtruar të drejtën e votës gjithsej 164,954 zgjedhës, në këtë zonë e cila prodhon 7 mandate deputetësh, që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë.

E.H/Shqiptarja.com