Lezhë, hedhja e inerteve në Lagunën e Kune Vainit, në pranga kryetari i fshatit, Pjetër Luka

29 Qershor 2022, 13:54

LEZHË- Shkon në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”. Këtë herë në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Tale të Lezhës, Në vijim të të operacionit "Tjetërsimi i Lagunës", i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain në Lezhë, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë  3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. Në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to.