Lezhë/ Tentoi të grabiste shtëpinë e drejtorit të shkollës në fshatin Zejmen, lihet në burg 23-vjeçari! E ëma shpërthen në lot, i bie të fikët jashtë gjykatës

11 Nëntor 2021, 12:10 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:10

Armand Zhejani, i dyshuar si një nga autorët e tentativës së grabitjes së një vile në fshatin Zejmen të Lezhës, është lënë në burg nga Gjykata ditën e sotme. Jashtë ambienteve të gjykatës ishte nëna e 23-vjeçarit, e cila shpërtheu në lot kur i biri doli jashtë gjykatës, duke i rënë më pas të fikët, për shkak të dhimbjes së madhe se i biri tashmë duhet të qëndrojë në qeli.

r.k./Shqiptarja.com