Lirimi i Tahirit, Berisha: U nxorr nga burgu se paralajmëroi se do të zbërthente lidhjet e Ramës me bandat

2 Qershor 2023, 13:00

Sali Berisha ka reaguar për lirimin nga burgu të Saimir Tahirit.

‘U lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatum që Tahiri i çoi Ramës, ku i tha se përndryshe do të zbërthej të gjitha linjat kriminale të Olsi Ramës me bandat e Meksikës e me radhë, Tahiri ja dha këtë paralajmërim botërisht e zyrtarisht. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën i cili tani është i ngërthyer me aferën McGonigal.’- tha Berisha.