Lista e 'zezë e LSI'/ Xhixho: Kanë të drejtë të kandidojnë, pastaj le të flasë drejtësia!

8 Mars 2021, 18:52

TIRANË- Në një kohë kur Shqiptarja.com ka publikuar një "listë të zezë" të LSI-së me të arrestuar apo me dosje në SPAK, ish-deputetja Erisa Xhixho, shprehet se ato kanë të drejtën për të kandiduar më pas drejtësia do të flasë. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Xhixho tha se ato janë njerëz me shumë vlera, të cilët e kanë kaluar "Vettingun" e partisë.

" Është një listë që ka kaluar edhe Vettingu në parti, nga Komisioni i drejtuar nga Klajda Gjosha, gjithë skuadra e LSI në të gjithë Shqipërinë është një skuadër vlerash dhe njerëz që do të sjellin goxha risi për të përfaqësuar jo vetëm komunitetet, por për t'i kthyer integritetin. Përtej propagandës, drejtësia duhet të veprojë me vendimet e saj, nuk kemi vendime për asnjë personat që janë cituar dhe janë njerëz që kanë të drejtën për të kandiduar, më pas drejtësia ka punën e saj, janë njerëz që vijnë për të kandiduar dhe kanë shumë vlera, të gjithë e dimë që kandidatët e inkriminuar janë pjesë e Rilindjes", tha Xhixho.

E ashpër ka qenë Xhixho për kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos, me këtë të fundit, sipas së cilës është thjeshtë një propagandë.

"Janë vlera që duhet të ishin në parlamentin e ardhshëm, me idenë e zëvendësimit të tyre dhe ardhjen e të rinjve mendoj që përdorimi i figurave të caktuara me gjithë respektin ndaj zonjat Bozo e Como, mendoj që ky është në një farë mënyrë kalimi nga njerëz që i kontribuojnë nga parlamenti deri te një moshë që është mosha e gjyshes sime. Mendoj që parlamenti ka nevojë për profesionistë që dinë të bëjnë ligje dhe i shërbejnë një legjilacion i cili është momentalisht i shkatërruar, por mendoj që me gjithë përdorimin e figurave të caktuara, damka e Rilindjes që futi kriminelët në parlament dhe e gjithë kjo propagandë apo make up që do i vërë listave nuk e shpëton nga ndëshkimi në 25 prill", tha Xhixho.