Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera

12 Shtator, 17:09

Socialistët e konsiderojnë sfidë që nuk i tremb, garën në listë të hapur për sigurimin e një mandati, siç disa prej tyre u shprehën për Report Tv. I irrituar nga pyetja nëse ndihet i rrezikuar jashtë listës së sigurt të kandidatëve në 2025-ën, u shfaq Pandeli Majko, i cili refuzoi tu përgjigjej gazetarëve duke i shtyrë, gjest për të cilën kërkoi ndjesë publike në Kuvend.