Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, pikat e errëta të kontratës së PD! Fondacioni që nuk gjendet dhe pse Noka firmosi si përfaqësues i koalicionit

27 Prill, 16:25 | Përditesimi i fundit: 2025-04-27 17:23:31

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për lobim në ShBA, e firmosur në fillim të këtij muaji, ka jo pak pika të errëta. Shpjegimi zyrtar i forcës kryesore të opozitës, i bërë mbrëmë me urgjencë, nuk është se ka ndihmuar të shpërndajë mjegullën rreth këtij akti, deri më tani më i shtrenjti në historinë e lobimeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, ka shtuar pikat e errëta.