Lobimi i PD në SHBA, Rama nga Vlora: 6 milionë dollarë për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë, shpresuan tek fitorja e Trump! Ku i gjetën ato para?

27 Prill, 18:29 | Përditesimi i fundit: 2025-04-27 19:43:01

Shumën prej 6 milionë euro që PD ka paguar për lobim në SHBA, kryesocialisti Edi Rama nga një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Vlorës, tha se 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtetë shumë. Rama theksoi se këto janë para të dyshimta dhe se Berisha po kërkon votën për interesa personale, jo për të ardhmen e vendit.