‘Loja’ me përjashtimet, Alibeaj vendim pasi Salianji nisi mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij si kreu i grupit!

11 Janar 2023, 18:25

Përjashtimet e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, kanë ngjallur zemërim ndaj Alibeajt edhe në radhët e deputetëve që e mbështesin atë. Ferdinand Xhaferraj e quan maskaradë që dobëson opozitën. Ashpër reaguan edhe deputetët e kampit tjetër, që e quajnë të turpshëm vendimin. Paralel me këtë zhvillim, edhe deputeti Ervin Salianji, ka nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e Alibeajt si kryetar grupi.