Lorenc Metaj, gjendet e i varur mëngjesin e 26 dhjetorit në një pemë pranë varrezave në Greqi

27 Dhjetor 2019, 19:49

Autoritetet Helene kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së mistershme dhe për të bërë autopsinë e trupit, pasi hetimet parapreke ende nuk kanë nxjerr një konkluzion nëse është vrarë apo është vetëvrarë. Lorenc Meta u denoncua në emisionin “Pa gjurmë” nga familjarët dhe prej muajsh kërkohej nga gazetarët për të mbërritur në gjurmët e tij. 26 Vjecari, ishte nisur  me babain e tij në shtetin Grek , drejtë ishullit  Chios, për të kaluar pushimet verore, por pushimet e tij marin tjetër drejtim. Pasditen e 29 korrikut, Lorenci del nga shtëpia dhe dorëzon celsin te shtepia e dajes. Personi i fundit që telefonon po atë mbrëmje të 29 korriku-t  ishte  nena e tij, ku dhe interesohet per njerzit e aferm. Lorenci largohet duke marrë me vete celularin me numër shqiptar të aktivizuar, por le ne shtëpi pasporten. Babai i Lorencit ditën e nesërme bën denoncimin në komisariatin e policis në zonën ku jetonin në ishullin(Chios) .Një tjetër denoncim bëhet edhe në shtetin Shqiptar nga djali i xhaxhait të Lorencit, ne daten 19 gusht ne komisariatin e ballshit. Familjaret dyshonin se Lorenci ishte bashkuar predikimit të dëshmitarëve te Jehovait. Rast ky që në dijenin e tyre, Lorenci nuk ka qënë i angazhuar më parë, për gjatë periudhës që  ka jetuar në Shqipëri. Stafi  i emisionit “Pa Gjurmë” pas verifikimeve të bëra, rezultuan se numri i Lorencit ishte aktiv duke u rimbushur disa herë me kredit nga Shqipëria.
Sot familajrët gjenden në shtetin Grek për të kryer procedurat me trupin e pa jete të 26 vjecarit.