'LSI 369 mijë $ të padeklaruara për lobim', Meta pranon: Shkelet ligji amerikan e shqiptar, unë s’di gjë! Të pyeten kushëriri i Monikës e Eriol Braimllari! Sulmon dhe Tavon

28 Maj, 16:45 | Përditesimi: 28 Maj, 16:45

Një ditë pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se asnjë provë e fakt për lobimin e LSI në SHBA, nuk e çon SPAK tek emri i tij. Meta thotë se pagesat e padeklaruara nëse ekzistojnë janë përgjegjësi e ish bashkëpunëtorëve të tij. Kreu i PL I bën thirrje SPAK se duhet të pyesë njerëz të afërt të Kryemadhit, kushëririn e saj Adrian Shatkun, apo edhe ish drejtorin e tij të kabinetit Eriol Braimllari. Shigjeton edhe Vangjel Tavon, pa e përmendur me emër.

    I.M/Shqiptarja.com