Luan Baçi denoncon: Punonjësi i bashkisë së Patosit është dhunuar pasi nuk pranoi të japë 10 emra si votues të sigurtë për PS-në

25 Prill 2023, 17:25

Drejtuesi i Rithemelimit për qarkun e Fierit, Luan Baçi ka deklaruar se Pato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.