'Lufta' e dytë në PD për vulën, Kryesia ia merr sekretarit të përgjithshëm dhe ia kalon Indrit Sefës! Bardhi për Report Tv: Qesharake, vendim pa kuorum

24 Korrik 2023, 18:22

Brenda PD zyrtare ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë. Kryesia e PD ka vendosur që vulën t’ia marrë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe t’ia kalojë përdorimin sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës. Vendim është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë, Oriola Pampuri ka hedhur firmën dy herë.