Lufta në Ukrainë/ Starmer: Putin po pengon paqen! Rama: Në 35 vite demokraci, asnjë president apo kryeministër s’ka udhëtuar në Rusi! S’na merr malli

15 Maj 2025, 13:06 | Përditesimi: 15 Maj 2025, 13:06

Kryeministri britanik Keir Starmer u pyet edhe për situatën në Ukrainë dhe faktin se Putin nuk do të marrë pjesë  në bisedimet e paqes në Stamboll.

Starmer: Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejt, ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen. Ka qenë agresori, Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengonpoaqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione. Për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë.

r.k./Shqiptarja.com