Luleshtrydhe me puding ( në gotë) nga zonja Vjollca

27 Maj, 10:36

Luleshtrydhe me puding ( në gotë)

Përbërësit:

400 gr luleshtrydhe

1 lugë gjelle limoni

4 lugë gjelle sheqer

750 ml qumësht

2 pako

100 ml pana ëmbëlsire

biskotë

sheqer pluhur

 Përgatitja

Shplajmë luleshtrydhet, i thajmë dhe i presim në kubikë të vegjël 1 cm, i vendosim në një tigan dhe shtojmë në të lëng limoni , sheqer dhe I lëmë të ziejmë për 15 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë I vendosim në një tas dhe e lëmë komposton të ftohet. Vendosim 750 ml qumësht në një tenxhere, shtojmë 1 ½ pako puding vanilje dhe pluhur pjekës  dhe e përziejmë mirë që të pluhuri të trashet në qumësht pasi pudingu të ziejë, e largojmë dhe e i lëmë të bjeri vala, të ftohet ose vendosim në tas dhe mbi kremin e pudingut direkt vendosim celefon dhe e vendosim në frigorifer të ftohet pak . Pasi të ftohet e përziejmë dhe për 2 minuta deri sa pudingu të lëmohet. Shtojjmë ½ kremi pana dhe I përziejmë në rrahëse elektrike  panën dhe pudingun. Presim biskotat savojard në kubikë, i lagim me pak qumësht dhe i vendosim në gotë.Shtojmë puding përsëri biskotë të lagur me qumësht, mbulojmë biskotat me puding dhe në fund një shtresë me komposto luleshtrydh, I vendosim gotat në frigorifer për 2 orë dhe I shërbejmë të ftohta.

Programe të tjera

Shiko të gjitha