Luli Veli, ishte 6 vjeç kur ja arrestuan babanë, gjyshin dhe xhaxhanë, ju grabitën deri edhe rrobat e trupit dhe përfunduan duke jetuar në një bodrum të errët. Sfidat e diktaturës do t’i linin vendin njëra-tjetrës dhe familja Veli, do të përjetonte humbje të mëdha. Në tre librat e saj me kujtime dhe mbresa nga kjo kohe e errët Luli Veli ka sjellë një varg dëshmish të vyera, që i sjell edhe në këtë rrëfim për “Dosja K”. Vitet 1947 dhe 1948 do ti kujtonte gjithë jetën si vitet kur humbën gjithë çfarë kishin ndërtuar me mund për dekada me rradhë. Luli, ishte fëmijë atëherë por e kuptonte se jeta e bukur që kishte jetuar deri më atëherë kishte marrë fund. Nuk do të lunate më me kukullat e saj, nuk do të flinte më në krevatin e butë e të zbukuruar me dantella rozë, nuk do të vishej më bukur si dikur. Flokët nuk do t’ia zbukuronin më fjongot e bardha. Nuk do të lahej më në vaskën erëmirë, mbushur plot fullska… Nuk do të mund të shkonte më tek shtëpia e bukur verore në plazh, në Durrës….. Tabloja e jetës së saj ishte pushtuar befas nga ngjyrat e zymta. Do ta gjente veten befas në një shtepi të huaj, ku nuk kishte qenë kurrë më pare. Do të jetonte vetëm, larg nënës, dhe njerëzve të dashur të familjes. Jeta rrezëllitëse ishte shndërruar në mizerie: varfëri e tejskajshme dhe trauma e ndarjes nga familja. A do të mund të kthehej koha e dikurshme, apo rruga e jetës do të vijonte kështu e zymtë dhe e hidhur…. Që pas arrestimti të gjyshit Ali Veli, babait dhe xhaxhait, në familjen e tyre nuk do të reshtnin sfidat dhe dramat. Babai Ramazani do të vuante tre vite të vështira si i burgosur i regjimit në kampin e Bedenit. Gjyshi do të burgosej, lirohej e burgosej sërish, xhaxhai po ashtu derisa një ditë e vranë në spitalin psikiatritk. Luli i sjell ndërmend të gjithë këto drama dhe ende nuk gjen dot psenë e gjithë këtij kalvari vuajtjesh.
Luli Veli: Diktatura në kujtimet e një fëmije (24 tetor 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
83 vite nga masakra e Gërhotit/ Historia e Hasan Xhaferit, luftëtarit të vrarë para se të lindte i biri! Përplasja e përgjakshme pas kapitullimit të Italisë fashiste
8 Nëntor, 21:40 -
DOSJA K - Sefer Mujo - Takimet me Bajamen pas 9 viteve ankth prej torturave të saj
22 Tetor, 13:15 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Arratisja që përfundoi në prangat e UDB-së
13 Shtator, 21:47 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Hevzi Kqiku rrëfen historinë e familjes shqiptare mes komunizmit, Kosovës dhe Shqipërisë
6 Shtator, 20:55 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Gjyqi Special, kujtimet e rralla që zbardhin procesin, ku u pushkatuan 17 intelektualë
26 Korrik, 10:27 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 45 ditët e "Gjyqit special" që vulosën diktaturën
18 Korrik, 21:06 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' l Haxhi Petriti, fëmija që mbajti familjen mbi supe dhe sfidoi presionin e Sigurimit
30 Maj, 20:59 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 'Ma pushkatuan babanë buzë lumit'/ Rrëfimi i Haxhi Petritit për vuajtjet nën komunizëm
23 Maj, 21:08 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Osman Kazazi, legjenda e burgjeve komuniste që vuajti 40 vite në qeli
16 Maj, 21:45 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Nesrete Bushati Jegeni: Martesa me mblesëri e prindërve në Kampin e Maliqit
9 Maj, 21:12 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| 40 vite ferr, letra tronditëse e Osman Kazazit: Mos më quani Mandela, ai nuk vuajti si ne
2 Maj, 21:02 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Daja im Osman Kazazi 40 vjet burgje e internim
25 Prill, 21:14 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'- Përballja e Hafiz Ali Korçës me Enver Hoxhën: Ku ishte ti kur unë luftoja për Shqipërinë?
18 Prill, 20:57 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Turqit e dënuan me vdekje, komunistët i pushkatuan djalin
11 Prill, 21:04 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Halit Allamani: Katër burra të pafajshëm u dënuan para syve të mi
4 Prill, 21:32 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'|Isuf Allamani, shkencëtari që i doli para plumbave dhe vdiq për besë
28 Mars, 20:59 -
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Dyl Allamani, fjalët e fundit para togës së pushkatimit
21 Mars, 20:55 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Mallëngjim Skënderaj: Si e sfidoi babai Sigurimin, e përgjonin 24 orë, s'e kapën dot kurrë
15 Mars, 08:45 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'- Mallëngjim Skënderaj: Si e sfidoi babai Sigurimin, e përgjonin 24 orë, s'e kapën dot kurrë
14 Mars, 21:03 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Skënder Skënderaj, vlonjati që leu flamurin me gjakun e tij në burgun e Nishit
11 Mars, 18:29
