Majko ironizon deputetët e opozitës: Sipas kryetarit tua servilët i ka marrë PS, i bie që Joridën me Bardhin i kemi ne? Tabaku: Turp që përdorni debatin e PD si argument

13 Prill 2023, 12:00

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka ironizuar opozitën duke përmendur fjalën e Sali Berishës që thotë se servilët i ka marrë PS. Majko tha se sipas kësaj i bie që Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi nuk bëjnë më opozitë.

“Ritheksoj se kërkesa e një grupi deputetësh për të rishikuar disa shqetësime të grupeve të interesit, kjo më duket shumë e bazuar dhe nuk mendoj se sot në parlament duhet të bëhet një fushatë e çuditshme elektorale. Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka thënë se sot PD është pastruar nga servilët dhe i ka marrë PS, pra Jorida dhe Bardhin i kemi marrë ne?”, tha Majko.