Makarona me kallamarë nga zonja Vjollca

15 Shkurt 2021, 11:16

Makarona me kallamarë

Përbërësit:

400 gr makarona

500 gr kallamarë

1 thelpi hudhër

1/2 spec pikant

2 lugë gjelle majdanoz të grirë

kripë dhe piper të zi

300 gr domate qershi

50 gr pure domate

60 ml verë të bardhë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimiisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Ndërkohë kemi pastruar kallamarët dhe i kemi prerë në rrathë me trashësi afërsisht 1 cm.

Në një tigan të thellë ngrohim pak vaj ulliri dhe shtojmë 1 thelpi hudhër pak spec pikant dhe shtojmë në tigan kallamarët I trazojmë ato dhe I shuajmë me verë të bardhë, largojmë hduhrën dhe më pas shtojmë domatet të prera në ¼ purenë e domates , kripë, piper të zi I lëmë të ziejnë në temperaturë për 10 minuta.

Ndërkohë në tenxhere po ziejn uji shtojmë kripë dhe më pas makaronat I përzijmë dhe I lëmë të ziejnë pak më pak se minutazhi I shkruar në etiketë afërsisht 2-3 minuta më pak. Presim majdanozin dhe e shtojmë ën salcë . Shtojmë në salcë dhe 1 garuzhde lëng nga zierja e makaronave. Kullojmë makaronat dhe I shtojmë në salcë. Më pas ose I lini në tigan makaronat em salcën në temperaturë të ulët dhe 3 minuta sëbashku ose për ti bërë ato më të shijshme. Shtojmë në një tavë letër alumini mbi të letër pjekje dhe mbi letrën e pjekjes shtojmë makaronat me salcën e palosim letrën dhe I evndosim në furrë ën temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta. Kjo mund të vendoset dhe të paketohet në 4 racione.