Mandati i Olta Xhaçkës diskutohet te ‘Ligjet’, socialistët kërkojnë që çështja t’ kalojë edhe një herë Këshillit të Mandateve! Bardhi: Po e zvarrisni

27 Qershor 2023, 20:31 | Përditesimi i fundit: 2023-06-27 20:32:15

Çështja e mandatit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve. Pala socialiste kërkoi këtë të martë rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t'i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe refuzuan propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.