Manja-opozitës: Zgjidhni hallet tuaja pastaj merruni me ne, Rama është kryeministër i zgjedhur

16 Shkurt 2023, 13:47

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kritikuar opozitën se nuk ndjekin rrugën e duhur për të kërkuar llogari. Sipas tij deputetët bëhen mish për top me një person  (Berishën) i cili ka qëllim vetëm të fshehë mëkatet e tij dhe të familjes së tij.

"Ju vazhdoni bjerini bilbilit bashkë me ata jashtë që thërret për mish për top për hallet e veta dhe të familjes s vet. Merrini gjërat me radhë, rregulloni punën tuja pastaj hajdeni merruni me ne dhe me Ramën. Mos harroni që Rama është kryeministër i zgjedhur."- tha ministri Manja.