Masakra e Gërdecit, Petro Koçi në Report Tv: Drejtësia e re të guxojë, të thërrasë edhe Sali Berishën dëshmitar

25 Shtator 2023, 21:15 | Përditesimi i fundit: 2023-09-25 22:11:47

Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka folur mbi masakrën e Gërdecit, që i mori jetën 26 personave të pafajshëm, si edhe rrëfeu paraskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një javë pas atij ‘krimi shtetëror’. Teksa GJJKO ka kërkuar 71 dëshmitare në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, deputeti Koçi thotë se drejtësia e re duhet të guxojë më shumë dhe të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Sali Berishën.