DURRËS- Gjykata e Durrësit do të jap ditën e sotme masën e sigurisë për 5 të arrestuarit Ali Agolli, Ben Caka, Enis Xhaferi, Regan Merdani dhe Roland Avdo të cilët kishin ngritur një skemë me mashtrimin e TVSH duke i shkatuar shteti një dëm prej 6 milionë eurosh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera që do të vendos masat e sigurisë, ndërkohë që seanca është duke u zhvilluar.
Skema e mashtrimit me TVSH bëhej përmes rimbursim nga shteti me fatura fiktive por dhe kishin shmangur detyrimet e tatimeve. Kjo skemë mashtrimi lidhet me një ngjarje të 2016, ku prokuroria e Durrësit prej disa muajsh kishte nisur hetimet. Të arrestuarit kishin krijuar 5 subjekte private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale, ku administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.













