Mazhoranca dhe opozita në një tavolinë për spiunët e ish sigurimit të Shtetit! Balla: S’mund të jenë në politikë! Alibeaj: Po s’mori fund do vazhdojë hanxhari i shantazhit

31 Mars 2023, 10:29 | Përditesimi i fundit: 2023-03-31 14:06:14

Mazhoranca dhe opozita janë bashkuar në një tryezë për të diskutuar rreth aksesit në dokumentet historike dhe hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kanë të njëjtin qëllim, të largojnë nga politika bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që s’mund të mbajnë poste të larta.