Mbetjet e inerte në Shirokë, Rama: Ndëshkime për ata që shkelin rregullat dhe keqpërdorin hapësirat publike

30 Korrik 2023, 15:31

Cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike, do të ndëshkohet, tha kryeministri Edi Rama ndërsa publikoi në rrjetet sociale momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat në zonën e Shirokës.