Mbi 600 persona u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, dhjetëra qytetarë në protestë para bashkisë: Tubat e ujësjellës, tuba nafte! Janë marrë në Ballsh dhe në minierat e Bulqizës

30 Tetor 2021, 14:28 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 14:28

 

Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Qytetarët deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit.

Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë me dhimbje barku, dhimbje koke e temperaturë, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.

r.k./Shqiptarja.com