Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë denoncojnë: Për ujësjellësin janë përdorur tuba nafte të marrë në Ballsh

30 Tetor 2021, 18:38 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 18:38

Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Në mënyrë simbolike, ata kanë varur bidonë bosh te dera e Bashkisë, ndërsa deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit.

 

LR/Shqiptarja.com