Mbledhja 48 orë me qeverinë, Rama: Reformim në arsim dhe në ligjin e prokurorimeve! Inteligjenca Artificiale, kryefjalë! Transformim do ketë edhe e-Albania

29 Korrik 2023, 14:23

Kryeministri Rama ka zbuluar fokusin e bisedimeve në mbledhjen e 48 orëve në Tepelenë me ministrat. Rama thotë se do të ketë ndryshime të mëdha në reformën e Arsimit por edhe në atë të Prokurorimeve ndërsa shton se kryefjala ishte Inteligjenca Artificiale. Rama tha se po studiohet sesi do të adaptohet ky revolucion i teknologjisë në shërbime dhe politika sociale. Nga ana tjetër Rama paralajmëroi një super transformim të portalit qeveritar, e-albania.