Mbledhja e grupit të PD/ Berisha: Shqipëria nuk plotëson standardet për në BE, por ne e mbështesim procesin

16 Shtator 2025, 15:09 | Përditesimi: 16 Shtator 2025, 15:09

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Shqipëria nuk plotëson kushtet dhe standardet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por sipas tij, Shqipëria nuk përmbush asnjë standard, përveç pozicionit gjeo-strategjik që ka.

Megjithatë, Berisha pranoi se momentalisht ka një qasje pozitive të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

r.k./Shqiptarja.com