Në mbledhjen e këshillit të PD-së që nisi një orë më vonesë, Jemin Gjata bëri një koment të pazakontë.
“Asnjë prej nesh nuk është përcaktuar nga Edi Rama kur u zgjodhëm, kemi kaluar një periudhë të vështirë, ta themi për ata që u ndanë më parë ose këto ditë nga pjesa legale e PD.
Ne kemi qenë këtu dhe jemi këtu Më vjen mirë që nuk patëm nevojë, që të shtynim mbledhjen por e plotësuam kuorumin, pavarësisht se e lamë në orën 12, ditë pune. Pas shumë lutjesh ndaj zotit dhe demokratëve arritën ta mblidhnim. Jemi institucione të dalë nga kuvendi i 17 korrikut 2021, jemi legalë jo të vulës, gabim kanë bërë ata që e kanë përdorur.”- thotë Gjana.