Mbledhja e kryesisë së PD-së, Alibeaj: Nesër do dalim me emra të tjerë! Roland Bejko për Tiranën? Sfidë për të mbajtur partinë

27 Mars 2023, 00:32

Kreytari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se ditën e nesërme do të ketë konfirmime të tjera si garues të bashkisë.

“Sipas rregullave tona kandidatura për Tiranën e ka Roland Bejko. Kemi shqyrtuar edhe kandidimimet e tjera për Bashkitë. Do të kemi më tepër emra.  

Ajo që është e rëndësishme është që PD merr pjesë në zgjedhje Bejko.”- tha ai.

I pyetur se me çfarë pritshmërish sjellin Bejkon si garues përballë Këlliçit dhe Veliajt, ai u shpreh se në situatën që ndodhen duhet të përballen me sfidën për të ruajtur partinë.