Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama-Abazoviç: Jemi më shumë se fqinj! ‘Ballkani i Hapur’ ka rijetëzuar Procesin e Berlinit

27 Shkurt 2023, 17:24

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të ngushta, shembull për vendiet e tjera, dhe ecin bashkë në korsinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi i Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në mbyllje të mbledhjes së dytë ndërqeveritare të dy vendeve, që u mbajt sot në Akademinë e Shkencave në Podgoricë.