Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Papa: Sekretari i Këshillit të mos flasë në emrin tonë! Veliajn mund ta dëgjonim online, pse keni frikë?

23 Shtator, 16:48 | Përditesimi: 23 Shtator, 16:48

Këshilltarja opozitare, Enriketa Papa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt tha se Erion Veliaj duhej të dëgjohej në mbledhje. Papa u shpreh se sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të flasë në emër të këshilltarëve, referuar replikave me letra që ai ka zhvilluar, ku pavarësisht se pjesëmarrja e Veliajt nuk u hodh në votim, sekretari i tha që të dërgojë pretendimet e tij me shkrim.

I.M/Shqiptarja.com