Mblidhet grupi parlamentar i PS-së tek Kuvendi, diskutohet për agjendën e tyre politike dhe nismat në parlament! Ngrihet shqetësimi edhe për kaosin e krijuar nga PD seancat e fundit

7 Tetor, 11:38

Paraditen e sotme u mblodh në selinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste të cilët diskutuan për agjendën e tyre politike dhe nismat e fundit në Kuvend. Në mbledhje është diskutuar edhe për situatën e fundit të ndodhur në Kuvend me opozitën, ku ka qenë deputeti Xhemal Qefalia i cili ka ngritur shqetësimin për menaxhimin e situatës nga shërbimet e sigurisë seancën e së enjtes, kur deputetët e PD tentuan bllokimin në hyrje të atyre socialistë.

    No videos found.