Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren që u nda nga jeta pak ditë më parë

10 Tetor 2022, 16:19

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur pak më parë për të disktutuar për rendin e ditës, ndërkohë që mbledhja nisi me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Në mbledhjen e parë pa Dorinën, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit nderuan kolegen që u largua në moshë fare të re, vetëm 35 vjeç.