Mbrojtja/ Rama: Flota detare së shpejti me një anije luftarake të madhe! Rilindim shkollën e aviacionit

29 Mars 2025, 14:54 | Përditesimi: 29 Mars 2025, 14:54

Sa i takon fushës së mbrojtjes, kryeministri Rama tha se kanë dhjetëfishuar investimet për këtë diakster, nga 28 milionë euro në 280 milionë euro. Rama tha se sot ushtria shqiptare është ushtria më e paguar në rajon dhe theksoi se deri në 2030 pagat e ushtarakëve të jenë sa mesatarja e ushtrive të NATO-s. Kreu i qeverisë tha se së shpejti flota detare do të pajiset me një anije luftarake të madhe dhe 3 anije të tjera luftarake. Po ashtu, kreu i qeverisë lajmëroi se do rilindin shkollën e aviacionit.

 

E.H/Shqiptarja.com