Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë

27 Mars, 15:57

 Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me qëndrimet e tij qesharake për mbylljen e TikTok dhe tashmë që platforma nuk akesohet në vendin tonë u shfaq para kamerave si adoleshent duke treguar se ka shkarkuar VPN që aplikacioni mos t'i bllokohet.

Por, përpos kësaj, Berisha i nxit të rinjtë që të shkarkojnë VPN që të përdorin lehtësisht TikTok, ndonëse është një aplikacion që vjedh të dhënat. 

“Kjo e imja është në rregull, kam shkarkuar VPN dhe është në rregull. I ftoj të rinjtë të shkarkojnë  VPN dhe të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, është një akt i shëmtuar”, tha Berisha në konferencën për mediat