Më 3 mars vendimi për vulën e PD, Berisha: Vendimi është paracaktuar! Xhaçka informoi ambasadat se Apeli vendos kundër meje

1 Mars 2023, 16:43

Sali Berisha akuzon ministren Olta Xhaçka se ka informuar ambasadorët për një vendim të paracaktuar për vulën e PD. Ai mblodhi deputetët për seancën maratonë të ditës së nesërme, ku kërkoi që të thuhen faktet që sipas tij lidhin Ramën me McGonigal. Për këto çështje, por edhe protestën kreu i Rithemelimit qëndroi për rreth 60 minuta kokë më kokë edhe me Ilir Metën.