Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve

17 Mars 2023, 15:08

Edhe pse tashmë është strehuar në partitë e Metës, Ndokës dhe Dules, Berisha pretendon se ka një koalicion mes Ramës dhe Alibeajt, gjë që e ka provuar fakti se ka ngelur pa parti. Teksa zhvilloi konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i ‘Foltoreve’ u shpreh i bindur se do të fitojnë, ndërsa u kujdes të sulmonte çdokënd nga PD që u shtrinte dorën kandidatëve të tij.