Më dënuan se nuk njihja operativin tim!

4 Qershor, 20:03

 

Ishte viti 1964. Nisur prej shumë rrethanave, Zef lekaj vendos ta lërë qytetin e tij të lindjes Shkodrën dhe të përqafojë një mundësi të re në qytetin e Kuçovës. Koha do të tregonte se kjo mundësi, do ti shtronte atij rrugën drejt kulmit në karrierën muzikore, por njëkohësisht, pas 15 viteve jetë atje, e priste edhe një stacion i vështirë, më i dhimbshmi i jetës së tij, kur të gjithë ëndrrat, projektet arritjet jetësore e profesionale do ti shembeshin përdhe. Në Kuçovë, në një sallë të mbushur plot, ai do të demaskohej si një kundërshtar i komunizmit dhe do të prangosej edhe pse në moshë të thyer në prag pensioni, për të nisur rrugën e vështirë të burgjeve…. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.