Bruksel - Kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë fjalën e tij në forumin “Global Gateway”.
"Jam tejet i nderuar që gjendem këtu sot dhe që kam privilegjin që të flas përpara kësaj salle dhe meqë ra fjala, nuk më kujtohet hera e fundit kur kam parë një sallë ku asnjë karrige nuk ishte bosh. Duket si mbledhja e Partisë Komuniste, por falë Zotit nuk është dhe jam i sigurt që gjithsecili prej jush ka ardhur këtu vetëm me vullnetin e tij ose të saj, askush nuk është detyruar edhe pse BE-ja i detyron njerëzit"