Media amerikane shkrim për Evi Kokalarin: Ekstremistja e djathtë e lidhur me ish kryeministrin e turpëruar shqiptar (Sali Berisha)! Si lobonte në SHBA për të goditur Ramën

15 Shkurt 2023, 15:28

Media amerikane “The Daily Beast” i ka dedikuar një artikull të gjatë Evi Kokalarit, të njohur ndryshe si “amerikania e Berishës” për shkak të mbështetjes së gjerë që i dha pasi ish kryeministri u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Në shkrim përmendet se si Kokalari udhëtonte vazhdimisht në Shqipëri për të marrë pjesë në aktivitetet e Berishës ndërsa mbetet mister kush i ka financuar lëvizjet e saj. Gjithashtu artikulli vë theksin se Kokalari ka lobuar në SHBA për të diskredituar Edi Ramën dhe u zotua se do të përdorte lidhjet e saj në Amerike për të goditur qeverinë shqiptare.