Mëlçi pule me speca dhe patate nga zonja Vjollca

30 Prill 2020, 10:34

Mëlçi pule me speca dhe patate Përbërësit: 500 gr mëlçi pule 2 qepë të vogla 4 thelpinj hudhra 2 patate mesatare 2 speca miks plus pak pikant 2 gjethe dafine 1/2 gotë vere të bardhë Kripë dhe piper i zi 1 lugë çaji piper i kuq 1 filxhan çaji ujë i ngrohtë Vaj ulliri 

Përgatitja: Në një tigan te thellë fillimisht skuqim qepën të grirë imët, derisa ajo të bëhet transparente. Shtojmë mëlçitë de I kaurdisim së bashku derisa mëlçitë të ndryshojnë ngjyrën, hudhrat të prera në feta dhe patatet. Sapo të jenë ngrohur patatet, shtojmë dafinën dhe I shuajmë me verë të bardhë. E lëmë sa alkooli të avullojë, shtojmë specin pikant, specat në shirita, kripë, piper të zi, 1 lugë çaji piper të kuq dhe ujin e nxehtë. Vendosim kapakun, I lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe gjithçka është gati. E servirim duke e freskuar me pak majdanoz.