Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë

10 Gusht, 12:01 | Përditesimi: 10 Gusht, 12:01

Një grup i vogël qensh, të cilët endeshin në kërkim të ujit, u afruan të etur për të pirë në momentin kur fotografi i njohur nga Kosova, Arian Mavriqi, u dha ujë. Momenti është publikuar prej tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për kujdesin ndaj kafshëve gjatë ditëve të nxehta.

E.H/Shqiptarja.com